Dega rajonale e Aku në Shkodër ka marrë masa për t’i paraprirë emergjencave të mundshme dhe nevojës për furnizime ushqimore.

Subjektet e ujit të pijshëm, supërmarketet dhe fabrikat e përpunimit të mishit do të jenë pikë reference nga emergjencat civile nëse do të ketë raste të izolimit. Aku po kontrollon nga ana tjetër edhe datat e skadencave për produktet ushqimore, ku në disa raste përmes bashkëpunimit me subjektet private është bërë asgjësimi i produktreve jashtë datës së përdorimit.

Prefektura e qarkut Shkodër dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një fushatë bashkëpunimi me subjektet private për gatishmëri në situata të mundshme emergjente.

Artikulli paraprakAKEP HAP ZYRËN E MONITORIMIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërBORA ZBARDH QYTETIN E SHKODRËS