Në Njësinë Administrative Pult është e njëjta gjendje, temperaturat janë të ulëta dhe mungon energjia elektrike.

Segmenti rrugor për në Njësinë Administrative Shalë, qarkullohet me vështirësi, pavarësisht se është pastruar nga dëbora por ka prezencë të ngricave. Vazhdon puna për zhbllokimin e rrugës në drejtim të Bregut të Lumit nga Mali i Shoshit. Segmenti për në Qafën e Malit të Shoshit hapur por nevojiten edhe 2-3 ditë punë për zhbllokimin e rrugës Mali i Shoshit – Theth. Ditën e djeshme ka nisur identifikimi i popullatës së bllokuar në tre Njësi Administrative të Dukagjinit, si dhe nevoja për ushqime për blegtorinë në fermat e kësaj zone. Në Vaun e Dejës ka problem të furnizimit me ujë të pijshëm nga ngrirja e tubacioneve në banesa.

Njësia Administrative Bushat ka të njëjta probleme me furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të ngrirjes së tubacioneve të konsumatorëve. Njësia Administrative Hajmel rezulton me mungesë të energjisë elektrike, pasi era e fortë ka dëmtuar rrjetin elektrik të tensionit të lartë. Njësia Administrative Vig Mnelë që mbrëmë vazhdon të jetë pa energji elektrike dhe pa furnizim me ujë të pijshëm. Segmenti Qafë Bordoleci–Vermosh, trashësia e dëborës mbi  80 cm e pa kalueshme. Po punohet për zhbllokimin e këtij segmenti me një mjet borëpastruese. Rrugët e Bogës dhe Razmes janë të kalueshme me zinxhir nga të gjitha mjetet. Aksi rrugor Qafë Mali–Qafa Shllak, në territorin e rrethit Pukë është i hapur por në disa pjesë të saj qarkullohet me zinxhirë. Aksi rrugor Bardhet – Iballë ende i bllokuar por ka edhe 7 km për tu hapur. Vazhdon puna për hapjen e tij.

Rrugët e tjera janë të kalueshme por mjetet e tonazhit të vogël duhet të përdorin zinxhirë për shkak të prezencës së ngricave në rrugë. Në bashkinë Fushë-Arrëz raportohet për mungesë të energjisë elektrike në fshatrat Tuc, Kokedode, Levoshe. OSHEE po punon intensivisht për rikthimin e energjisë elektrike në këto zona. Emergjenca shëndetësore nuk ka pasur.

Bashkia Shkodër dhe Malësi e Madhe, po bashkëpunojnë me dy mjete për të hapur akset Qafë Thore dhe Shosh. Nga të gjithë anëtaret e KECQ vazhdon të ndiqet sistematikisht situata e krijuar nga reshjet e dëborës. Prefekti është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë drejtuesit e Bashkive, strukturave të Emergjencat Civile, për marrjen e informacionit për familjet më në nevojë dhe mbështetjen e tyre me ndihma ushqimore.

Artikulli paraprakU.K. SHKODËR, AUTOBOTË PËR BANORËT E OBLIKËS
Artikulli tjetërGJURAJ: PRITET HAPJA E RRUGËS NË MALIN E SHOSHIT