Departamenti i Emergjencave Civile bën me dije se në të gjithë vendin, akset kombëtare janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në ndonjë segment është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, ndodhen në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi. Ditën e sotme Emergjencat Civile kanë planifikuar shpërndarjen e ndihmave me helikopterët dhe mjetet e Forcave të Armatosura për në disa zona në veri dhe verilindje të vendit, por gjithçka do të varet nga kushtet atmosferike në këto zona.

Situata në qarqe paraqitet:

QARKU SHKODËR – Në qarkun e Shkodrës i vetmi aks rural i bllokuar është Qafë Thore – Theth, po punohet për hapjen e tij. Akset rrugore Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë- Benë, Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak, Laç Vau Dejës – Qafë Çelë – Pukë, Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrëz, Bardhet – Iballë, Shkodër – Breg Lumi – Theth, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Artikulli paraprakSHKRUMBOHET MAKINA PRANË NJË KARBURANTI
Artikulli tjetërNISHANI DHE BASHA UROJNË PRESIDENTIN E RI TË PE