Këshilli i Qarkut të Shkodrës, ka zhvilluar një mbledhje jashtë radhe, në kuadër edhe të masave për menaxhimin e situatës së borës dhe ngricave ne te gjithë territorin e Qarkut.

Gjatë kësaj mbledhje te drejtuar nga Kryetarja e Qarkut Greta Bardeli, kryetaret e bashkive kane raportuar për situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në të gjithë territorin e Qarkut. Pas shqyrtimit të problematikave te shfaqura ne te 5 bashkitë e Qarkut të Shkodrës, Këshilli i Qarkut ne mbledhjen e zhvilluar, ka miratuar një fond emergjence e cila do të shkojë në shërbim të banorëve te prekur nga kjo situate e krijuar nga Dëbora dhe ngricat.

Ky fond është një ndihmesë që Qarku i Shkodrës i jep banorëve të cilët përballen çdo dite me borë dhe ngrica, ndërkohe qe gjatë kësaj mbledhje bashkitë kane raportuar edhe ne lidhje me situatën e zhbllokimit të rrugëve në zonat problematike. Kjo është një ndihmë direkte që shkon për banorët e qarkut të Shkodrës të cilët prej ditësh po përballen me reshje dëbore, ndërkohe qe Këshilli i Qarkut të Shkodrës falë këtij fondi synon të zbusë situatë e krijuar nga dëbora

Artikulli paraprakZMIJANI: VARFËRI E MADHE POR KA OFERTA PUNE
Artikulli tjetër3 AUTOMJETE PËR BASHKINË M. MADHE