Jemi në ditët e fundit të shtatorit, por institucionet në Shkodër vijojnë të ngelen në ajër.
Askush nuk e ka të sigurtë pozicionin aktual, apo me keq të dijë se kush dhe cili prej eksponentëve më të lartë të partisë socialiste do të jetë në rolet drejtuese të institucioneve në Shkodër. Janë një sërë drejtorish, që nësë i drejtohesh për njëe problematikë të caktuar, jo vetëm që nuk prononcohen, por edhe nuk e dinë nëse nesër do të jenë në krye të këtij institucioni.
Shkrija e disa dikastereve, nga Ministritë e linjës ka krijuar një vakum jo vetem në vendimmarrje por edhe ne drejtuesit lokal të drejtorive në Shkodër Megjithatë tashmë të gjithë presin , emerimin, apo premtimin e titullarit të partisë, për të nisur punën në drejtoritë respektive. Burime pranë Partisë Socialiste të Shkodrës, bejne me dije se gjithcka pritet të vendoset, pas mbledhjes së asamblesë në 7 Tetor, ku nuk perjashtohet se në radhet e zv/ Ministrave, të këtë edhe perfaqesues nga Shkodra, cka do të eliminonte pretendentët për poste të larta drejtuese në këtë qark.
Ndërkohë që pas kësaj mbledhje, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të delegojë Ministrin Ditmir Bushati dhe Zv/ Kryeministren Mesi, që të merren në mënyre të drejtëpërdrejtë me ceshtjen e emerimeve në krye të drejtorive kryesore në Shkodër. Megjithatë sot, askush nuk e ka të sigurtë nëse do te jete serish nesër në këtë dikaster, pasi flitet se do të kete levizje në të gjitha drejtoritë aktuale që drejtohen nga Partia Socialiste, por normalisht në qe fsheses së drejtorëve do ti nënshtrohen edhe drejtoritë që ende sot drejtohen nga përfaqësues të Levizjes Socialiste per Integrim.