At Ernest Troshani, nuk ka qene i vetem ne Vatikan, ne emerimin e tij zyrtar si kardinal i Kishes Katolike.

Me qindra, besimtare, por edhe shqiptare qe jetojne prej vitesh ne Itali kane qene ne sheshin Shen Pjeter, per te ndjekur nje moment te rendesishem per Kishen Katolike Shqiptare. Por pervec perfaqesuesve te Klerit Katolik, drejtues te Bashkise Vau Dejes, kane qene te pranishem ne kete ceremoni solemne. Kreu i Bashkise Vau Dejes, Zef Hila, i shoqeruar edhe nga administrata e tij, ndodhen ne Vatikan, ne kuader te kesaj ngjarje te shenuar per mbare kombin shqiptar. Kreu i Bashkise Vau Dejes, eshte takuar pas zyrtarizimit Kardinal, me Dom Ernest Troshanin, personi i cili eshte nderuar edhe me titullin me te larte te komunes se Bushatit, nderkohe qe per vite ka sherbyer edhe ne kete zone te territorit te Qarkut te Shkodres. Dom Ernest Troshani, u emerua zyrtarisht Kardinal i Kishes Katolike, me 19 Nentor, duke marre kete nderim nga vete Papa Francesku

Artikulli paraprakZVARRITJA! TRENDI I RI I PALESTRËS PËR VITIN 2017
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA SEKUESTRON 107 KG CANNABIS