Te Shqipëria ka nisur sot një epokë e re, teksa është prezantuar edhe trajneri i ri i Kombëtares pas largimit të Edi Rejas. Braziliani Sylvinho do të udhëheqë përfaqësuesen tonë në vijim, me synimin që mbetet kualifikimi në europian. Sylvinho ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku është shprehur i lumtur për aventurën e re.

“Jam shumë u lumtur që filloj këtë punë si trajneri i kombëtares së Shqipërisë. Jam i bindur që stafi ynë teknik me Pablo Zabaleta dhe Doriva, së bashku me pjesëtarët e tjerë, është i kualifikuar dhe i përgatitur. Me përfshirjen dhe mbështetjen e lojtarëve, federatës dhe të gjithë vendit, do të tentojmë të arrijmë objektivin tonë që është kualifikimi për Euro 2024”, shkruante Silvinjo në këtë postim në rrjetet sociale.

Dddddddd1

Artikulli paraprakME RROBA USHTARAKE, ANTIPLUMB DHE I ARMATOSUR DERI NË “DHËMBË”, PRANGA 35-VJEÇARIT NË LEZHË
Artikulli tjetërHAKERAT IRANIANË “GODASIN” SËRISH, PUBLIKOHEN TË DHËNAT BANKARE DHE GJENDJA E LLOGARIVE PËR KOMPANI DHE INSTITUCIONET SHQIPTARE