Duke filluar nga dita e nesërme, drejtoritë e burgjeve në të gjithë vendin do të jenë me drejtues të rinj, të cilët kanë marrë këtë post të rëndësishëm përmes konkursit. Ministria e Drejtësisë ka publikuar këtë mbrëmje emrat e 24 drejtuesve të rinj të burgjeve në vend.Mes ketyre emrave eshte edhe a ii ish oficerit Gezim Selimi i cili është shpallur fitues i konkurist të Ministrisë së Drejtësisë dhe do të jetë drejtor i IEVP Shkodër (burgu i Reçit).
Selimi një ish oficer sipas ministrisë ka marrë pikët maksimale përballë kandidatëve të tjerë. Vetë kryeministri Rama e kishte deklaruar më herët se ushtarakët do të jenë të preferuarit kryesor për këtë post. Selimi do te marrë zyrtarisht detyrën në muajin shkurt kur pritet të hapë dyert burgu i ri.