Për një vend si Shqipëria ku toponimet shpesh përbëjnë shkas për debate të ashpra publike, është e habitshme që emërtimi I shesheve dhe rrugëve kalon zakonisht në heshtje.
Shumë nga këto në Shqipëri mbajnë emertime të personazheve të huaja. E njëjta situatë është edhe në qytetin e Shkodres ku shumë rrugë mbajnë emra të cilët kanë një vlerë të madhe për kontributin e tyre në vendin tone. Konkretisht në zonën e njohur si Kafja e Madhe për Shkodranët rruga mban emrin e nje studiuesi hungarez Franz Baron Nopcsa. Apo ne sheshin ne afersi te bustit Luigj Gurakuqi rruga Uillson. Po realisht sa njihen nga qytetarët keto dy figura me rendesi te madhe per Shkodren? Sipas qytetareve këta emërtime është më mirë të zëvendësohen me emra të personazheve Shkodranëve të cilët mbartin mbi vete një kontribut çofte artistik ose historik për qytetin tonë. Siç shihet edhe nga intervistat e qytetareve, shumë prej tyre nuk dinin se cfarë kuptimi kanë këto rrugë. Por si këta ka edhe shumë të tjera në qytetin e Shkodres. Në këto kushte, a mos do të ishte më mirë që rrugët e qytetit tonë të kishin ato shumë emra të artit e kulturës Shkodrane?