Fenomeni I emigracionit të të rinjve ka prekur çdo fshat në territorin e bashkisë Shkodër. Në fshatin Boks të njësisë administrative Postribë ka patur një trend në rritje të të rinjve që kanë emigruar kryesisht në vendet e Bashkimit Europian. Banorët e mbetur, kryesisht të moshës së tretë tregojnë se kushtet e vështira ekonomike kanë detyruar shumë familje të zgjedhin emigracionin për të përballuar jetesën e vështirë.

Ndërkohë që shumë fshatra po boshatisen për shkak se të rinjtë zgjedhin të emigrojnë, ende mungojnë politikat për mbështetjen e forcës punëtore në Shqipëri, për të krijuar kushte jetese dhe një standart më të lartë për familjet që zgjedhin të jetojnë dhe kontribuojnë në vendlindje

Artikulli paraprakZJARRI, BASHKIA FILLON VLERËSIMIN E DËMEVE
Artikulli tjetërZJARRI NË SHKODËR,TREGTARËT: HUMBËM BUKËN E GOJËS