Emigrantë drejt Australisë, në kërkim administratori i agjencisë

Administratori i një agjencie sigurimesh, Luan Bundo rrezikon dënimin me 10 vite burgim për akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Kaq ka qenë pretenca e Prokurorisë së Tiranës, e cila në këkikmin e masës së dënimit ka patur parasysh linjën e trafikut që Bundo përdorte për të dërguar njerëz në Australinë e larget dhe faktin që personi që duhej të shkonte në Australi rezulton i zhdukur. Rasti i hetuar nga prokuroria i përket Mensur Prençit, të cilit iu kërkuan plot 13 mijë euro për të mbërritur në Australi. Por, sikur të mos mjaftonte shuma e kërkuar, prej më shumë se dy vitesh familjarët e Prençit nuk dinë asgjë për fatin e nejriut të tyre, ndërsa Luan Bundo, që mori përsipër trafikun është në kërkim prej dy vitesh. Nga hetimet ka rezultuar se linja e ndjekur nga Bundo ishte nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, ku klandestinët pajiseshin me vizë indoneziane për arsye turistike. Nga Indonezia linja vijonte në ishullin Kupang të Singaporit, ku nëpërmjet dy indionezianëve dërgoheshin për në Australi. Sipas familjarëve të Prençit, kontakti i fundit me të ka qenë gjatë kohës që qëndronte në ishullin Kupang në pritje për t’u nisur drejt Australisë. Pas këtij momenti i pandehuri Luan Bundo është kthyer në Shqipëri dhe i ka komunikuar familjarëve të Prençit se njeriu i tyre kishte mbërritur në një kamp refugjatësh në Darvin të Australisë. Por mungesa e komunikimit ka detyruar familjarët ta denoncojnë rastin, ndërsa prej më shumë se dy vjetësh nuk ka asnjë të dhënë as për Prençin dhe as për të pandehurin Bundo, i cili është shpallur në kërkim.

Artikulli paraprakLAJM I KEQ PËR EMIGRANTËT, GJERMANIA NIS DEPORTIMIN E AZILKËRKUESVE
Artikulli tjetërGODITET ORGANIZATA GREKO-SHQIPTARE, KAPEN 257 KG KANABIS