Pavarësisht se shëndetësia jashtë vendit ka standarte më të larta krahasuar me infrastrukturën në Shqipëri, duket se emigrantët kanë zgjedhur që kontrollin e check up ta kryejnë në vendlindje gjatë pushimeve të verës. Mjeku I qendrës shëndetësore Mes Sokol Zhabjaku tregon se interesi nga emigrantët ka qenë I lartë, po ashtu edhe besueshmëria ndaj përgjigjeve të analizave.

Mjeku Zhabjaku tregon se gjatë muajit gusht janë kryer deri në 5 kontrolle të check up në ditë.

Më të rregulltit në kryerjen e këtij kontrolli janë të moshuarit e moshës 60 – 70 vjeç të cilët mund të kenë zbuluar edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Artikulli paraprakÇEKËT NUK DUAN SURPRIZA, RIVALËT TANË KËRKOJNË VETËM FITOREN NDAJ KUQEZINJËVE
Artikulli tjetërAKADEMIA, DREJTORI: LOJTARË PËR EUROPËN