Emigrantët e bllokuar në Serbi dhe Hungari mes temperaturave -20 gradë

E sikur të u mos mjaftonte lufta që ka përfshirë Lindjen e Mesme, varfëria, vështirësitë ekonomike, persekutimi apo qindra probleme të tjera që i kanë detyruar emigrantët të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të një jete më të mirë, në këto ditë të ftohta dimri, azil-kërkuesve u duhet të përballen edhe me reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta. Situata më e vështirë paraqitet për refugjatët që për shkak të mbylljes së kufijve, kanë mbetur të bllokuar në Serbi dhe Hungari, aty ku termometri në shumë zona shënon minus 20 gradë Celsius. Autoritetet e dy vendeve kanë vënë në dispozicion streha të përkohshme qëndrimi, rroba të thata, ushqim dhe ujë të pijshëm, e megjithatë, duket se as këto nuk mjaftojnë. Emigrantët shprehen se pavarësisht këtyre masave, qëndrimi në kampe është mjaft i vështirë. “Ishte shumë ftohtë mbrëmjen e shkuar. Ishim ulur të gjithë rreth zjarrit sepse kishim ftohtë. Medoj se temperaturat arritën në minu 15 ose 16. Jemi këtu pasi situata jashtë është e rënduar. Po bie dëborë dhe na duhet të qëndrojmë këtu. Shpresoj që me kalimin e ditëve të bëhet dicka edhe për ne. Duam që të na hapen kufijtë, kjo është kërkesa jonë e vetme”, janë fjalët e këtij emigranti të quajtur Amin. Aktualisht në Serbi po qëndrojnë aro 8.000 azil-kërkues, gjë që ka alarmuar autoritetet vendase. Beogradi zyrtar është shprehur se kjo shifër shkon përtej kapaciteteve të tyre strehuese, ndërkohë që ka apeluar Bashkimin Europian për mbështetje në menaxhimin e krizës. Ndërkohë, një numër më i lartë azil-kërkuesish po qëndrojnë në Hungari, teksa vetëm vitin që sapo lamë pas, në këtë vend u procesuan 30.000 kërkesa. Qeveria konservatore e Viktor Orban ishte një ndër të parat që vendosi që të mbyllte kufijtë, duke bllokuar mijëra emigrantë të tjerë në Serbi. Situata në këto dy vende vijon të mbetet e vështirë, megjithatë, deri më tani, fatmirësisht nuk ka patur raportime për viktima si pasojë e motit të ftohtë

Artikulli paraprakZBARDHET PROJEKTI PËR AEROPORTIN E JUGUT, KANDIDATË DHE KORÇA E FIERI
Artikulli tjetërAKSIDENTI FATAL ,VDES TRAGJIKISHT SHQIPTARI 58 VJEÇAR