Emigrantët që erdhën për pushime dhe morën pjesë në festën e emigrantëve në Dajç tregojnë se ndjejnë keqardhje që fshatrat atje ashtu si shuma zona të tjera të Shqipërisë vijon të boshatisen çdo ditë e më shumë.

Disa emigrantë të kthyer pas më shumë se 20 vitesh për të punuar me lule dekorative në fshatrat e Dajçit por edhe të moshuarit e zonës thonë se shumë të tjerë vijojnë të ikin drejt vendeve të tjera.

Në fillim vitet ’90 në Dajç ishin 8300 banorë ndërsa në ditët e sotme në Gjendje Civile janë të regjistruar 9060 banorë por vlerësohet se nuk jetojnë më shumë se 3000, çka do të thotë se mbi 6 mijë banorë të Dajçit jetojnë e punojnë jashtë vendit. Edhe nga 3 mijë të mbeturit, 70% e tyre janë të moshuar dhe kjo dallohet qartë edhe tek rënia e numrit të nxënësve në shkollat e këtyre fshatrave ku një pjesë gjatë viteve janë mbyllur.

Artikulli paraprak“TERRORISTËT E FETO ÇËSHTJE EDHE E SHQIPËRISË”
Artikulli tjetërFAMULLIA E DAJÇIT ZHVILLON FESTËN E EMIGRANTËVE