Shtate emigrantet të cilët mbërriten të premten në Shëngjin dhe u vendosen në Kampin e Gjadrit do të kthehen në Itali.Seksioni i Emigracionit në Gjykatën e Romes, e ka referuar çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit. Vendimi është marrë këtë të hënë dhe në përfundimin e afateve të vlefshmërisë, shtatë të huajt do të duhet të largohen nga Kampi i Gjadrit. Teksti i dispozitës së Seksionit XVIII të Imigracionit të Gjykatës së Romës “e referon çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, në përputhje me nenin 267 TFEU” dhe “pezullon aktgjykimin aktual të vlefshmërisë së pa cenuar efektet e ndalimit të përkohshëm të urdhëruar nga administrata me ligj”. Referenca, konkretisht, është te neni 6 i dekretit 142/2015 dhe te neni i Protokollit të Shqipërisë.Në këtë mënyre
duhet pritur vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për pyetjet paraprake të propozuara edhe në lidhje me dekretin e fundit të shteteve të quajtura “vende të sigurta”. Edhe grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën më 16 tetor qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontigjentin e azilkërkuesve sepse nuk vinin nga vende të sigurta.Për të zgjidhur ngërçin, më 21 tetor kryeministrja Giorgia Meloni nxori një dekret ku përditësonte listën e vendeve të sigurta, por sërish çështja nuk ka marrë zgjidhje, deri në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtëisisë.Në këto kushte kampi i Gjadrit do të mbetet sërish bosh për një afat të pacaktuar.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË RRUGËN E KOMBIT, PLAGOSEN 3 PERSONA
Artikulli tjetërPD PROPOZON NDRYSHIME NË RREGULLORE E KUVENDIT