Festat përfunduan dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi kanë filluar të kthehen në vendet e tyre të punës. Për këtë arsye në pikën doganore të Kakavijës ka fluks në dalje të doganës, duke bërë që pala shqiptare dhe ajo greke të marrin masa për shtimin e sporteleve.
Pala shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe dalje, ndërsa pala greke me tre sportele. Konkretisht në pikën kufitare të Kakvijës: Kanë hyrë 1844 shqiptarë Kanë dalë 4522 shqiptarë Kanë hyrë 647 të huaj Kanë dalë 1016 të huaj Kanë hyrë 393 mjete shqiptare Kanë dalë 1003 mjete shqiptare Kanë hyrë 208 mjete të huaja Kanë dalë 349 mjete të huaja