Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zgjedhur qytetin e Gjirokastrës për të festuar Ditën e Verës.
Kryeparlamentari Ilir Meta, njëherësh edhe kreu i LSI ka zhvilluar edhe një takim me të rinjtë e LRI. Duke folur për krizën e emigrantëve, Meta tha se BE dhe SHBA do t’i japin fund krizës në vendet e origjinës. “Edhe Shqipëria do japë kontributin e saj – ka deklaruar Ilir Meta- ne do të bëjmë pjesën tonë me mundësitë që kemi dhe me mbështetjen e Europës”.