Nga e hëna e 4 nëntorit, anija e marinës Italiane “Libra” do të rikthehet në stacionin 20 milje larg Lampedusa për të ruajtur ujërat dhe për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar, për ti transportuar drejt Shqipërisë. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet Italiane, duke rinisur në këtë mënyre zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet. Sipas të dhënave ata që do vinë në Shqipëri do të jenë përsona “të përshtatshem”, vetëm burrat e rritur “jo vulnerabël” dhe që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit italian.

Ndërkohë qendra pritëse të emigranteve në Shëngjin dhe Gjader janë në funksion. Ndonëse prej dy javesh janë të boshatisura, pasi kontigjenti i parë i refugjateve u larguan brenda tre ditesh, personeli vijon punen në këto dy struktura. Nga vëzhgimi i bërë këtë të shtunë në qendren pritëse të refugjateve në Portin e Shëngjinit dhe kampin e Gjadrit mbizoteron qetësia. Pavarësisht se këto struktura janë bosh, karabinieret Italian qëndrojnë në ambjentet e brendshme për të garantuar sigurinë e po ashtu policia shqiptare është vendosur në shërbim përgjatë 24 oreve në ambjentet e jashtme përreth kampit të Gjadrit.

Më 21 tetor, Qeveria Meloni miratoi një dekret ligji që shënon përmirësimin e listës së saj të vendeve të sigurta, e cila kaloi nga normë dytësore në primare, me qëllim që ta forcojë dhe ta imponojë si prioritare, në hierarkinë juridike, në raport me udhëzimet e Gjykatës Evropiane. Pas një fillimi të pasuksesshëm në tetor, me një përplasje të drejtpërdrejtë me sistemin gjyqësor, një polemikë politike të ashpër dhe debate mbi kostot e operacionit, qeveria italiane po e provon sërish zbatimin e marrëveshjes me shqipërinë për refugjatet dhe pritet për tu parë funksionimi i saj.

Artikulli paraprakMARSHIM-PROTESTË NË SHKODËR, PANKARTA E PD: QYTETËRIMI ËSHTË MË I FORTË SE KRIMI
Artikulli tjetërÇEL SIPARIN FESTIVALI “LULEBORË”