Dy ditë pas mbërritjes së kontigjentit të dytë të emigranteve në kampin e Gjadrit, autoritetet Italiane kanë nisur proçedurat e azilit si e parashikon edhe marrëveshja.Sipas burimeve 6 emigranteve ju është bërë një verifikim i dytë në kampin e Gjadrit dhe tashmë është paraqitur kërkesa e tyre në Gjykatën për Emigracionin në Romë, për të aplikuar për statusin e azilantit.Kerkesa e tyre pritet të shqyrtohet brenda 48 oresh nga drejtësia e Italiane, e cila do të vendose për fatin e tyre.Seanca gjyqësore do të zhvillohet online dhe në bazë të vendimit që do merret, autoritetet italiane do të operojnë me proçedurat e tjera.Grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën më 16 tetor qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontigjentin e azilkërkuesve sepse nuk vinin nga vende të sigurta.Për të zgjidhur ngërçin, më 21 tetor kryeministrja Giorgia Meloni nxori një dekret ku përditësonte listën e vendeve të sigurta. Dekreti synon të heqë përfundimisht barrierat për zbatimin e marrëveshjes Rama-Meloni për strehimin në Gjadër të emigrantëve azilkërkues.Me këtë tentative të dytë pritet për tu parë nëse kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë e nënshkruar nga dy kryeministrat në muajin nëntor të vitit 2023 do të funksionojë ose jo.