Beograd – Emigrantët përleshje me thika, një vritet, disa plagosen
Pas një përleshje me thika mes dy grupeve të ndryshme emigrantësh në qendër të Beogradit, një azilkërkues ka humbur jetën, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja përcolli panik në rradhët e qytetarëve, ndërkohë që ende nuk janë zbardhur shumë detaje. Policia serbe ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të cilët po merren në pyetje për të mësuar motivet e përleshjes me thika. Një emigrant ka humbur jetën, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një përleshjeje me thika që ndodhi në qëndër të Beogradit mes dy grupeve të ndryshme me refugjatë. Ngjarja ka tronditur mbarë opinion vendas, ndërkohë që ka ende shumë detaje të panjohura për rastin. Nuk dihet shtetësia e emigrantit që ka humbur jetën, por mediat kanë raportuar se në afërsi të zonës ku ndodhi ngjarja, ka kryesisht grupe me emigrantë nga Afganistani dhe nga Pakistani. Personi që mbeti i plagosur rëndë është dërguar menjëherë në spital dhe është në rrezik për jetën. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e sigurisë për të vënë situatën nën kontroll. Oficerët e Policisë kanë shoqëruar në komisariate disa emigrantë të tjerë. Ata dalloheshin që kishin qenë pjesë e përljeshjes për shkak të plagëve të lehta që kishin marrë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Prokurorët kanë njoftuar se këta individë do të merren në pyetje për të zbardhur më shumë informacion rreth rastit. Ngjarja përcolli panik për disa momente në rradhët e qytetarëve që ishin të pranishëm. Aktualisht në Serbi po qëndrojnë ende disa mijëra refugjatë, të cilët kanë mbetur të bllokuar që prej mbylljes së rrugës ballkanike. Ndonëse është raportuar disa herë për përplasje të lehta mes emigrantëve, ky ishte rasti i parë që përfundon me një viktimë. Ndërkohë, për të mësuar motivet e ngjarjes do të duhet të pritet për një tjetër komunikatë zyrtare nga ana e autoriteteve.