Anija e parë me emigrantë që pritet të vendosen përkohësisht në kampin e Gjadrit, në Lezhë, mbërriti këtë të mërkure nga Italia, duke shënuar fillimin e një planit të bashkëpunimit Rama-Meloni. Ky zhvillim ka sjellë reagimin e aktivisteve të Shoqërisë Civile, të cilët zhvilluan një proteste simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të qeverisë. Tubimi u organizua ne hyrje te portit te Shengjini, ku vendasit u mblodhën me pankarta dhe thirrje kundër pranisë së emigrantëve në zonën e tyre.
Protesta zgjati rreth 60 minuta dhe më pas aktivistet u shpërndanë, ndërsa policia e monitoroi nga larg dhe fatmiresisht nuk u regjistrua asnjë incident.