Shqiptarët në emigracion kanë paralajmëruar se ditën e sotme do të dalin në protestë përpara kryeministrisë.

Edhe pse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka dhënë leje, tubimi pritet të përcjellë mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.

Një nga organizatorët e kësaj proteste që pason atë të studentëve, është Genc Sejko, një personazh i cili njihet gjerësisht si ‘njeriu i memeve’.

Thirrjes së bërë në rrjetet sociale pak ditë më parë i janë përgjigjur mijëra qytetarë, shumica e tyre emigrantë.

Një protestë e ngjashme u zhvillua në shtator në Rumani, ku ishin emigrantët ata që protestuan për drejtësinë e kapur dhe korrupsionin qeveritar derisa detyruan qeverinë të dorëhiqej.

Protesta e thirrur në 28 dhjetor edhe pse ka organizatorë emigrantët jashtë vendit, është e hapur për të gjithë qytetarët e tjerë.

Prej disa ditësh një grup studentësh e kanë vazhduar protestën para Kryeministrisë me paralajmërimin se rezistenca e tyre do të vazhdojë në janar.

Artikulli paraprakNDRYSHIMET NË QEVERI, VJEN REAGIMI I PARË NGA OPOZITA
Artikulli tjetërVERIU ËSHTË FESTË, AKTIVITETI PROMOVUES