Një i ri shqiptar është rrahur dhe grabitur mëngjesin e sotëm, jashtë një diskoteke në Komo.

Shqiptari 22 vjeçar u sulmua dhe u grabit nga një emigrant ganez 23 vjeçar, i cili më pas u arrestua nga policia.

Alarmi u lëshua në orën 3.00 të mëngjesit, kur një taksist i telefonoi numrit 112 ku ka treguar se kishte parë një të ri që bërtiste ‘do të ti jap, do të ti jap’, ndërsa një burrë me ngjyrë kishte mbëthyer duart rreth qafës.

Kur policët arritën në vendngjarje, gjetën 22 vjeçarin shqiptar, që sapo kishte dalë nga një diskotekë dhe ishte në gjendje të dehur.

I riu megjithatë mundi ti tregojë policisë agresorin e tij, që u gjet vetëm pak metra më tej ku edhe u bllokua.

Autori kishte me vete ende paratë dhe celularin e rrëmbyer vetëm pak minuta më parë nga viktima.

Ndërkohë që mesa duket kishte kërkuar edhe disa para të tjera nga I riu shqiptar, më qëllim që ti kthente telefonin.

Artikulli paraprakTENTUAN TË FUSNIN FSHEHURAZI RAKETËHEDHËSEN BRENDA BAZËS USHTARAKE, NË PRANGA 3 PERSONA
Artikulli tjetërALARM PËR BOMBË NË ZYRAT E AGJENCISË SË LAJMEVE LA REPPUBLICA