Westfalische Nachrichten – Besmiri, emigranti 18-vjeçar që u bë arbitër futbolli në Gjermani

Besmir Rexhmati është një prej shumë shqiptarëve që kanë emigruar në Gjermani. Në dallim nga ata që nuk e dinë ende fatin e tyre në vend të huaj, 18-vjeçari i ka dhënë drejtim jetës së tij. Gjatë kohës 15-mujore të qëndrimit të tij në Gjermani Besmir Rexhmati luan me skuadrën FC Galaxy, madje në rrethinën Steinfurt punon në rolin e arbitrit. Gjermanja “Westfalische Nachrichten” i ka kushtuar një artikull të riut shqiptar i cili me shumë passion gjykon ndeshjet e futbollit. “E dua futbollin dhe dua të angazhohem në këtë drejtim“, thotë Besmiri. Edhe pse në fillim Rexhmati kishte probleme me gjuhën e re, mësuesi i tij i gjermanishtes Christian Schmess ka vlerësuar ecurinë e të riut.

Artikulli paraprakFONDACIONI SHQIPTARO -AMERIKAN:NE 5 VJET 11.7 MILIONE $ INVESTIME
Artikulli tjetërKANDIDATI PER KREUN E LSI,SPAHIU:ME 1 TETOR NE PROTESTE ME SHOQERINE CIVILE