Një emigrant shqiptar në Angli, i dëbuar për kryerjen e shumë vjedhjeve, është dënuar përsëri nga një gjykatë pasi policia Britanike e kapi duke mbajtur një orë të denoncuar si të vjedhur.

Dorian Puka, 23 vjeç, u burgos fillimisht për nëntë muaj në 2016 dhe u deportua pasi u përpoq të vidhte në një pronë private, ku i zoti ishte me pushime në Francë. Pas kontrollit të shqiptarit i janë gjetur disa ora të vjedhura dhe një portofol.

Autoritetet pohojnë se ka diçka që nuk shkon me sistemin e emigrantëve pasi dikush që është deportuar mund të rikthehet përsëri në Angli dhe do të shtohen masat e sigurisë në pikat doganore të Britanisë së Madhe.

Artikulli paraprakTENSION NË KUVEND, OPOZITA BLLOKON FOLTOREN, NDËRPRITET SEANCA
Artikulli tjetërMESAZHI I PAPËS PËR PAQEN, META: SHQIPËRIA, VEND I VLERAVE TË MËDHA