Emigracioni i shtuar në Shkodër dhe qytetet e tjera të veriut ka ndikuar që personat e vetmuar të kenë probleme të shëndetit mendor, duke rritur kështu numrin e të prekurve. Gjon Preçi, neuropsikiatër në qendrën komunitare të shëndetit mendor pranë poliklinikës së Shkodrës shprehet se emigracioni është një prej arsyeve që po ndikon në ç’rregullimet mendore ndërsa shifrat në rritje vijnë edhe nga post pandemia.
Pavarësisht disa shërbimeve që ofrohen për personat me probleme mendore sërish janë të pamjaftueshme shprehet mjeku Preçi duke treguar edhe arsyet.
Mjeku Preçi në ditën botërore të shëndetit mendor ka edhe një mesazh në mënyrë që institucionet por edhe familjarët dhe të afërmit të jenë sa më pranë të prekurve me probleme të shëndetit mendor në mënyrë që ta kalojnë sa më shpejt.
Ende në Shqipëri sëmundjet e problemeve mendore mbeten një tabu duke mos u pranuar nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë si dhe duke mos marrë mjekimet e duhura, gjë e cila më pas çon në agravimin e situatës tek shumë prej tyre duke rritur ndjeshëm numrin e atyre që vuajnë më pas me problemet mendore.