Fshati Drisht, në njësinë administrative Postribë po braktiset dita ditës nga të rinjtë. Ato pak të moshuar që kanë mbetur në fshat thonë se jetesa për ta sa vjen dhe bëhet më e vështirë. Të moshurait tregojnë se të gjithë fëmijet e tyre kanë emigruar jashtë vendit dhe nuk ka kush kujdeset për ta, edhe nëse do të kenë problem shëndetësore.

Banorët thonë se papunësia dhe gjendja ekonomike I ka detyruar të rinjtë që të ikin jo vetëm nga fshati por edhe nga Shqipëria.

Mungesa e alternativave për të investuar dhe parë të ardhmen në fshatin e tyre, ka detyruar shumë të rinjt të largohen. Ndërsa lëviz përgjatë rrugëve të fshatit shikon vetëm të moshuar, ndërsa pamjet tregojnë qartë se shumicës së banesave tashmë janë boshatisur dhe I është vënë dryni.

Artikulli paraprakUNIVERSITETI, 898 STUDENTË TË RINJ NË SHKODËR
Artikulli tjetërILIR META DHE ANËTARËT E PL I BASHKOHEN PROTESTËS SË THIRRUR NGA BERISHA