Të gjithë qytetarët të cilët kanë probleme me hipotekën e Shkodrës dhe nuk marrin shërbimet e duhura mund t’i shprehin në emisionin e mëngjesit “Info Plus” në Star Plus Tv ditën e nesërme, më 18 korrik. Agjencia e Kadastrës në Shkodër nuk po funksionon duke bllokuar plotësisht qytetarët dhe bizneset të cilët nuk mund të aplikojnë online duke i sjell kështu një dëm të madh.
Në këtë mënyrë qytetarët janë të ftuar që të kontaktojnë përmes telefonatave në emsionin e mëngjesit në Star Plus për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me hipotekën e Shkodrës. Jeni të mirëpritur!