Maturantja e gjimnazit 28 Nëntori Edona Selmani ka hapur ekspozitën e 3-të personale në ambientet e Prefekturës dhe Këshillit të Qarkut Shkodër.
Selmani u shpreh e kënaqur për numrin e lartë të pjesëmarrësve, ndërsa përmendi edhe pikturën e saj kundër trafikimit të qënieve njerëzore me të cilën gjatë muajit tetor të vitit të kaluar u shpall fituese në konkursin e hapur nga Ministria e Brendshme.
Drejtoresha e gjimnazit “28 Nëntori” Albana Bushati shprehu mbështetjen e saj për piktoren e re të kësaj shkolle dhe ekspozitën e titulluar “Emocion”. Punimet e maturantes u përshëndetën nga shumë pjesëmarrës të tjerë si dhe përfaqësues të pushtetit lokal në Shkodër.