Këtë të henë ndryshe nga ditet e tjera oborri I shkollës “Ali Lacaj” në qytetin e Shkodrës jehonte nga të qeshurat e fëmijeve të cilët nisën vitin e ri akademik.
Emocionet më të mëdha kanë qenë për nxënësit e klasave të para, të cilët u ulën për herë të parë në bankat e shkollës, pikërisht aty ku fillon rruga drejt dijes.
Të gjithë e kanë pritur me gëzim këtë ditë të shënuar për ta.
Edhe pse të vegjël ata kanë menduar përt të ardhmen e tyre. Djemtë nuk hezitojnë të shprehin dëshirën e tyre për futbollin.
Të gjithë fëmijët u shoqëruan nga prindërit në këtë ditë të rëndësishme për ta. Oborri i shkollës trasmetonte alegri si asnjëherë më parë.
Duket se çdo gjë ka nisur normalisht ashtu siç ndodh në çdo fillim viti shkollor, nxënësit janë takuar me mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tyre si dhe janë njohur me planin mësimor që do ti udhëheq gjatë gjithë vitit.