Në këtë 7 mars muzeu historik “Oso Kuka” mirëpriti disa prej mësuesve veteran të Shkodrës në një takim si shenjë falenderimi për kontributin e tyre në arsim.
Mësuese Myzejen Akshija e cila ka dalë në pension prej më shumë se 20 vitesh mes emocionesh tregon se profesionin i mësuesit nuk mund të shuhet asnjëherë tek ata.
Një urim në këtë 7-8 mars ka edhe mësuesja Vera Haxhija e cila po ashtu shërbeu për shumë vite në arsim.
Në këtë takim të ngrohtë në muzeun historik “Oso Kuka” mësuesit veteran ndanë kujtimet e bukura të tyre dhe sollën në vëmendje përmes nostalgjisë kohën kur jepnin mësim në shkollat e Shkodrës.