Komisioni hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhje në datën 10 Korrik 2024. Sipas edhe njoftimit të publikuar, zhvillimi i seancave do të zhvillohet për dëshmitarët të cilët mund të kenë informacion lidhur me vjedhjen apo sulmet kibernetike të ndodhura në sistemin TIMS. Mbledhja parashikohet që të nisë rreth orës 10 dhe të përfundojë në orën 15, secili nga dëshmitarë do të ketë 1 orë kohë për fjalën e tij.

Njoftimi:
Zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:

Ora 10:00 – Z. Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
Ora 11:00 – Z. Genti Gazheli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave;
Ora 12:00 – Z. Edmond Rrushi, Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit;
Ora 13:00 – Znj. Luneda Sufali, Kryeinspektore e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor;
Ora 14:00 – Z. Ardian Bali, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;
Ora 15:00 – Z. Ervin Koçi, Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.

Artikulli paraprakBRITANI/ KRYEMINISTRI KEIR STARMER NIS PUNËN PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE
Artikulli tjetërSHEFI NË LARGIM I NATO-S SHPRESON SE UKRAINA MUND I BASHKOHET ALEANCËS BRENDA 10 VITEVE