Kerkesa e banoreve te Tales dhe te Balldrenit qe rruget ne zonen e tyre te marrin emrat e Llesh Turkajt dhe Perlot Prekaj Dedgjonaj, ka ngjallur debate te shumta ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak. Keshilltaret ishin kunder ketij propozimi, ku per disa nuk ishin emra te njohur, ndersa kerkuan ngritjen e nje komisioni qe te beje vleresimin e figurave dhe me pas emrat e tyre tu vendosen rrugeve te Lezhes.
Pas shume diskutimesh dhe propozimesh nga ana e keshilltareve, propozimi per vendosjen e dy emrave ne rruget e Lezhes nuk u votua, duke kaluar per rishqyrtim ne mbledhjen e radhes, pasi te jete ngritur komisioni qe ben edhe vleresimin e figurave perkatese.