Janë miratuar kandidaturat e ‘Rithemelimit’ për primaret që do të nxjerrin kandidatët për kryetarë bashkie në kuadër të zgjedhjeve lokale të 16 Majit. Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat bëri me dije se kryesia kishte miratuar kandidaturat për primaret që do të zhvillohen në 18 bashki të vendit. Në total do të jenë 65 kandidatë të cilët do të garojnë për t’u konfirmuar si kandidatë të Rithemelimit në zgjedhjet për bashkitë.
Bashkia e Vaut të Dejës
Kolë Shaben
Zef Hila
Bashkia Pukë
Astrit Kuqi
Demir Hyseni
Ndue Suma
Rroka Dodaj
Bashkia Lezhë
Ergin Mataj
Kristian Gjidodaj
Maksim Kolaj
Pashk Gjoni
Pashk Ndoci
Salvador Kaçaj
Bashkia Mirditë
Aleksandër Lalaj
Albert Mlyshi
Artur Lazri
Gjon Ndoj
Martin Biba
Saimir Kola
Bashkia Kurbin
Alfred Daçi
Behar Haxhiu
Dalmion Dodaj
Edmond Shkoza
Gjergj Oroshi
Gjovalin Miri
Lindita Toma
Bashkia Dibër
Alketa Agolli
Besnik Alku
Fadil Begu
Ismail Uka
Margarita Markja
Përparim Noka
Bashkia Mat
Bukurosh Ballabani
Lindita Doda
Ymer Barçi
Nezir Rizvani
Skënder Gjuci
Bashkia Klos
Basir Çupa
Bedri Hoxha
Veri Kuka
Bashkia Pogradec
Oligert Muçllari
Zihni Tollozhina
Bashkia Devoll
Arben Miza
Elvis Hajdërlli
Vojsava Bregu
Xhensina Kapo
Bashkia Ura Vajgurore
Florian Muhametaj
Thoma Rumniçi
Gentjan Meçi
Bashkia Kuçovë
Brikena Koroveshi
Lefter Maliqi
Bashkia Poliçan
Behar Xhaferraj
Bashkia Skrapar
Besnik Osmeni
Eugen Mustafallari
Bashkia Fier
Albano Zhapaj
Artur Mahmutaj
Denisa Muçaj
Ermal Hamataj
Evdar Kodheli
Bashkia Kavajë
Eris Xhihani
Fisnik Qosja
Isa Sakja
Bashkia Vorë
Agim Subashi
Indrit Hoxha
Bashkia Rrogozhinë
Shkëlqim Hoxha
Shkëlqim Kalemi
Ndërkohë që ende nuk është qartësuar se cili grupim i partisë Demokratike do të regjistrohet nga KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Vetë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi nuk dha një përgjigjie të caktuar kur u pyet nga gazetarët. Takimet mes grupimit të ‘Rithemelimit’ dhe Alibeajt duket se nuk patën rezultatin e pritur, duke e lënë partinë Demokratike ende të përçarë.