Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po lëvizte dhe si pasojë është përplasur fort me bordurën anësore të rrugë, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme.
Bëhet fjalë për shqiptarin Florenc Kasa, i cili po kthehej për në shtëpi, teksa makina e tij u përplas me bordurën në pjesën e autostradës.
Në vendngjarje mbëritën menjëherë ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, por për të riun ishte tepër vonë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë punuar për orë të tëra për të nxjerrë trupin e tij nga mjeti.