Enkelejd Alibeaj tha se do të konsultohet me grupin parlamentar të PD lidhur me qëndrimin që do të mbajë për procesin e zgjedhjes së presidentit, ku PS e ka ftuar për konsultime dhe Media kërkoi që opozita të dalë me qëndrim të unifikuar. Aliebja gjithashtu tha se mazhoranca nuk duhet ta zgjedhë presidentin me shumicë të thjeshtë.
“Presidenti përfaqëson unitetin e popullit dhe ky është frymëzi nga duhet të niset procesi, është më i rëndësishme procesi, pasi nëse është gjithëpërfshirës dhe transparent jo i mbyllur në zarfe do jap produktin e duhur. Duhet të niset me këmbën e mbarë, duke respektuar kushtetutën, dhe sigurisht atë që ka qenë tradita e deritanishme . Për këtë arsye besoj se kushdo në një ngjarje kaq të madhe si zgjedhja e presidentit procesi duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.
Ky duhet të jetë frymëzimi dhe qasja. Për këtë arsye të gjithë e dimë se cila është procedura e zgjedhjes së presidentit. Presidenti në raundin e parë dhe të dytë nuk ka pese të zgjidhjet me zarf, pasi nuk e shikon dinjitoze. Do jetë grupi i PD që do të mbajë qëndrimin e tij, do të konsultohem me grupin. Ketë do të bëjë grupi i PD për të qenë transparencë në qëndrimin tonë për presidentin. Do të jetë grupi i yni që do vendos për qëndrimin dhe pastaj për procedurat”, tha Alibeaj.