Personi ndaj të cilit është qëlluar pak minuta më parë në lagjen Rus në Shkodër është shtetasi Alban Bruçi.

25 vjeçari ka marrë plumba në derën e automjetit të tij tip Audi.

Bëhet me dije se është qëlluar pak metra larg baneses se tij.

Policia është në vendngjarje duke vijuar hetimet për ta zbardhur të plotë.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Artikulli paraprakTË SHTËNAT ME ARMË NË SHKODËR, POLICA JEP DEKLARATËN
Artikulli tjetërBOKSIERI SHQIPTAR FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË RAMIREZ NË AIR ALBANIA