Zbulohet identiteti i të riut që humbi jetën sot në Lezhë, teksa ndodhej në paraburgimin e IEPV Shënkoll. Mësohet se viktima është 28-vjeçari Ordison Kastrioti, banues në Tiranë.
Ai ishte arrestuar për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” pasi ndodhej në arrest shtëpie.
I riu ishte ndjerë keq në qeli dhe ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, por ka mbërritur i vdekur. Sipas burimeve, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.