Një gazetar francez është vrarë në afërsi të Severodonetsk në Ukrainë, pasi automjeti në të cilin ndodhej u vu nën zjarr, sipas guvernatorit rajonal të Luhansk, Serhiy Gaidai.

Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale të hënën, Gaidai ka thënë se “sot automjeti ynë i evakuimit të blinduar do të merrte 10 persona nga zona dhe u vu nën zjarrin e armikut”.

Kështu, siç ka bërë të ditur ai, të shtënat shpuan makinën dhe një plagë vdekjeprurëse mori një gazetar i akredituar francez që po bënte materiale për evakuimin.

Gazetari nuk u emërua. Megjithatë, Christopher Miller, një reporter për Politico, duke cituar Serhiy Hayday, kreun e administratorit të Luhansk, tha në Twitter se i ndjeri ishte Frédéric Leclerc-Imhoff.

Artikulli paraprakBILANCI I FUNDIT I COVID-19/ MSH: 20 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE DHE 20 TË SHËRUAR
Artikulli tjetërOBSH: LIJA E MAJMUNËVE NUK PRITET TË ÇOJË NË PANDEMI GLOBALE! JA SA RASTE U KONFIRMUAN GJATË MUAJIT MAJ