Enciklopedia malazeze, ministri Darmanović: Akademia të reflektojë

“Shqipëria është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze, për arrestimin e Ramush Haradinajt”. Kështu u shpreh gjatë pritjes së homologt malazez, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Gjatë konferencës për shtyp dy ministrat vunë theksin tek minoriteti shqiptar në Mal të Zi dhe debate për encikolpedinë fyese ndaj shqiptarëve. Ministri i Jashtëm i Malit të zi, Srđan Darmanović i është përgjigjur interesit të gazetërëve në lidhje me enciklopedinë e Malit të Zi duke u shprehur se shteti nuk ndërhyn në punën e akademisë së Shkencave dhe se i përket asaj që ta zgjidh. “Ka shumë debate në Mal të Zi për çështjen e Enciklopedisë. Kanë ardhur shumë kritika për këtë projekt dhe jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shumë malazez. Është një çështje e akadamisë se si do ta zgjidhe këtë problem. Shteti nuk ndërhyn në punën e Akademisë së Shkencave. Tashmë i përket kësaj akademie që të reflektojë ndaj këtij debati, pasi janë shumë njerëz të shqetësuar për atë ç’ka është shkruar në atë enciklopedi. Por dua të theksojë se shqetësimet më të mëdha nuk janë ngritur nga shqiptarë por pjesa më e madhe e atyre që e kundërshtojnë këtë enciklopedi janë vetë malazezët”, u shpreh ministri i Jashtëm i Malit të zi, Srđan Darmanović. Gjatë bashkëbisedimit mes dy ministrave u vlerësua roli i minoriteteve respektive si ura bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Ministri Bushati përshëndeti marrëveshjen e arritur mes partive të koalicionit qeveritar në Malin e Zi, ku përfshihet edhe plotësimi i disa kërkesave të popullsisë shqiptar si dhe inkurajoi homologun malazez në avancimin drejt zyrtarizimit të Komunës së Tuzit.

Artikulli paraprakTONIGHT – 10.01.2017
Artikulli tjetërARRESTOHEN 3 SHQIPTARË, GRABISNIN AR NË SHTËPITË ITALIANE