Numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën më 6 shkurt Turqinë ka shkuar në mbi 40 mijë, tha sot kreu i agjencisë turke të fatkeqësive Yunus Sezer. Edhe në Siri, numri zyrtar i viktimave i kalon 6 mijë, që do të thotë se numri zyrtar i të vdekurve nga tërmeti në të dy vendet i kalon 46 mijë. Në të njëjtën kohë, miliona njerëz të zhvendosur po përpiqen të plotësojnë nevojat e tyre të përditshme, ndërkohë që një valë e re refugjatësh, kryesisht nga Siria, ka nisur të lëvizë drejt Evropës.

Për sa i përket dëmeve materiale, në Turqi rreth 82 mijë ndërtesa janë shkatërruar ose kanë pësuar dëme të konsiderueshme dhe janë konsideruar të papërshtatshme për banim. E ndërsa koha kalon, forcat e kërkim-shpëtimit luten dhe shpresojnë që të nxjerrin ende njerëz të gjallë nga rrënojat. Tre persona, përfshirë një fëmijë, u nxorën të gjallë nga rrënojat 296 orë pas tërmetit, ndërsa një tjetër humbi jetën vetëm pak minuta pasi u shpëtua. Një ditë më parë një tjetër i mbijetuar, një 45-vjeçar, është nxjerrë nga rrënojat 278 orë pas tërmetit, në provincën e Hatay.

Shanset për të mbijetuar tani duken më të vogla rreth epiqendrës më në veri, në zonat malore si Kahramanmaras, madje edhe në zonat e mbuluara me borë si Elbistan dhe Antiyaman.

Artikulli paraprakNDALEN INVESTIMET, SHTOHEN SHITJET/ PJESA DËRMUESE E NDËRMARRJEVE SHQIPTARE JANË BIZNES ME PAK PUNËTORË
Artikulli tjetërMANASTIRLIU: MBI 5 MIJË NËNA PËRFITUAN NGA PROGRAMI I MBËSHTETJES ME SIGURIMET SHËNDETËSORE DHE SHOQËRORE