Një fëmijë që akoma nuk i ka bërë një vjeç ka pushtuar internetin duke treguar aftësitë e saj të pabesueshme në snowboard.
Wang Yuji, e cila është 11 muajshe dhe mezi ecën, është bashkuar me nënën dhe babain e saj për sezonin e ri të borës në Chongli.
Me një grumbull skiatorësh, Yuji është më e vogla dhe ndoshta më mbresëlënësja nga të gjithë. “Ajo nuk është ende në gjendje të rrëshqasë vetë, duke ndjekur këndin e pjerrësisë ose duke zbritur natyrshëm.
Kështu që ajo nuk mund të kontrollojë drejtimin ose të shkojë shumë larg.“, tha babai i saj.