Kjo lodër është e vetmja gjë që Ema e vogël 6 vjeçare nga Durrësi ka marrë me vete në shtëpinë e saj pas tërmetit tragjik. Familja e Emas bashkë me disa familje të tjera janë strehuar në një hotel në hyrje të Shkodrës sepse shtëpitë e tyre në Durrës tashmë janë të pabanueshme.

Enes Baçi 11 vjeç thotë se vendosën të vijnë në Shkodër për të hequr frikën nga tërmetet që në Durrës nuk pushuan për disa ditë me radhë, dridhje që kanë krijuar frikë të madhe tek 11 vjeçari.

Enes është një tifoz i basketbollit dhe ditën e djeshme ka shkuar në pallatin e sportit në Shkodër dhe pasi ka parë një ndeshje kontrolli ka takuar basketbollistët e Vllaznisë ndërsa është surprizuar kur Presidenti Alban Xhaferri e ka marrë në një darkë bashkë me lojtarët.

Serena Mexhidi, nxënëse në vitin e parë në shkollë të mes thotë se eksperienca nga tërmeti është tejet e frikshme ndërsa ato përjetime janë ngulitur në mendjen e saj. Serena bashkë me dy fëmijët e tjerë tregojnë se si kanë parë shtëpitë e tyre të dëmtuara.

Në këto ditë të pazakonte kur rrugëtimi i të ardhmes duke i vështirë për këta fëmijë ata nuk mposhten. Ëndrrat e tyre janë të pamata e po ashtu edhe emocionet që përcjellin 11 vjeçari Enes, 16 vjeçarja Serena dhe 6 vjeçarja e vogël Ema.

Artikulli paraprakPOST TËRMETI, RAMA FTON BASHËN: ESHTE KOHA E BASHKIMIT KONKRET
Artikulli tjetërTËRMETI, NDIHMA NGA ULQINI PËR TË STREHUARIT