Ëndrra e saj më e madhe ishte të bëhej doktoreshë, kështu ka rrëfyer halla e 17-vjeçares së vrarë nga të shtënat mbrëmjen e djeshme në autobusin në Deçan të Koosvës. Laureta Kosumi tregon se 17-vjeçarja po kthehej nga shkolla ndëra jeta iu pre në mes.
“Ka qenë 17-vjeçare shkonte shkollën e mjekësisë dhe ka qenë duke u kthyer nga shkolla. Ka qenë orari i shkollës dhe ky ka qenë orari që u kthyer çdo ditë me linjë të autobusit, sikurse e kanë gjithë nxënësit.
Familjarët janë të shokuar, dhe është një gjendje shumë e rëndë në familje. Ajo asnjëherë nuk ka folur për ndonjë telash për tek linja e autobusit. Dëshira e saj ka qenë të jetë një doktoreshë në të ardhmen”, tregoi Kosumi për RTK.