Këngëtarja Eneda Tarifa ka zgjedhur që të reagojë ndaj lajmeve që qarkullojnë së fundmi në media, se kënga e saj tashmë është në duart e Robbie Williams.
Përmes një postimi në Instagram, ajo është rrëfyer se do ti pëlqente shumë që ky lajm të ishte i vërtetë, por në këtë mes nuk ka asgjë të vërtetë. “Do të më pëlqente të ishte e vërtetë…. Por të mos fantazojmë kaq shumë, të rrimë me këmbë në tokë. Robbie ka shumë punë të tjera në duar, nuk mund të merret edhe me këngën shqiptare në Eurovizion. Kur kërkesat e tij janë shumë më lart se Eurovizioni. Me këngën po merret producenti i tij Jerry Meehan, i cili thjesht e ka vënë në djeni si mik për produktin shqiptar që ka në dorë. Do të ishte ëndërr edhe që ne ta takonim Robbie-n gjithësesi”.