KRYEMINISTRI RAMA LËSHON ULTIMATUMIN PËR SHKELËSIT. Kreu i qeverisë, Edi Rama, e ka nisur këtë të mërkure me një ultimatum ndaj të gjithë vjedhësve të energjisë elektrike.

5 ditë kohë ka lënë Kryeministri për të gjithë shkelësit që duan të jenë në rregull me ligjin e shtetin dhe s’duan të përfundojnë në qelitë e burgut.Përmes një postimi në fb, Rama nënvizon se me planin special kundër vjedhjes së energjisë të gjithë do të marrin dënimin e merituar.“U mbyll plani i operacionit special kundër vjedhjes së energjisë. 5 ditë kohë për kë s’do të dënohet me burg. Boll e ka pësuar kush paguan!” shkruan Rama.Paralajmërimi i Ramës pason atë të kreu të Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili do të deklaronte në një takim me strukturat e OSHEE-së të mbajtur me 10 tetor në Kukës se:“Ka ardhur momenti që humbja të reduktohet në mënyrë radikale. Tehu i punës duhet të orientohet në këtë drejtim. Natyrisht që ka vend për bashkëpunim me policinë dhe ndaj kemi këtu edhe përfaqësues të policisë. Shumë shpejt do të kemi një plan operacional në terren dhe goditjet do të jenë të njëpasnjëshme.Njerëzit duhet ta kuptojnë se shpërdorimit të energjisë i ka ardhur fundi. Nuk është një vjedhje dosido, nuk është diçka që mund ta përballojë më shoqëria shqiptare. Nëse energjia nuk do të paguhet dhe do të vidhet, nëse gropa financiare nuk do të mbyllet, sistemi energjitik do të vihet në pikëpyetje dhe nuk do të ketë energji.Këto raste shteti nuk do ti tolerojë, gjykata ka marrë vendimet përkatëse.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/domDLcT0Y7A?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSINDIKATA: NËNSHKODRA RREZIKON PËRMBYTJET
Artikulli tjetërPROMOVOHET “PROMETEO IN ALBANIA”