FAMILJARËT NUK ARRIJNË TË PËRBALLOJNË FATURAT. Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe aksionet që po ndërmerren për arrestimin e atyre që kanë lidhje të paligjshme ka krijuar një lloj paniku sidomos në lagjet e varfëra të Shkodrës.
Një prej tyre është lagjia “Liria”, banorët e të cilës thonë se nuk kanë të ardhura dhe se nuk mund të përballojnë kostot e faturave të energjisë elektrike, e aq më tepër një rritje të çmimit të energjisë elektrike. Shumë prej banesave në lagjen “Liria” disponojnë matësit e energjisë elektrike. Edhe pse në vështirësi të mëdha financiare ai komunitet tenton që të jetë i rregullt me pagesën e faturave. Zakonisht banorët e asaj lagje bëjnë punët e rëndomta në qytet duke mos patur të ardhura të mjaftueshme e duke diskutuar shpesh herë mbijetesën.