Në fshatrat e Dukagjinit prej vitesh përballen me mungesën e energjisë elektrike apo edhe dëmet e shumta në pajisjet elektroshtëpiake të cilat iu digjen thuajse çdo vit. E më të dëmtuarit janë pikërisht bizneset si bujtinat që operojnë kryesisht në Theth. Ata kanë dalur të protestojnë pikërisht përpara nënstacionit elektrik në Ndërlysa ku kërkojnë të merren masa pasi dëmet që po pësojnë janë të mëdha duke humbur edhe klientët.

E kjo nuk mbetet një shqetësim vetëm për banorët por edhe për turistët e huaj ku një grup të rinjsh të ardhur nga Spanja shprehën se ata nuk kanë mundur as të karikojnë telefonat e tyre nga mungesa e energjsë elektrike.

Në këtë zonë të shumta janë bujtinat apo shtëpitë që mirëpresin turistë vendas e të huaj por mungesa e energjisë elektrike ua ka vështirsuar shumë komunikimin me këta të fundit. E kjo njëkohësisht përkthehet edhe në humbje të të ardhurave që këta operator turistik përfitojnë nga vizitorët.

Artikulli paraprakDETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR, 51- VJEÇARI U VRA NGA QIRAXHIU
Artikulli tjetërPAÇRAM, SHKRELI: RIKONSTRUKSION GJITHA RRUGËVE