Dëbora e rënë në javët e fundit në zonat malore të Qarkuit të Shkodrës ka sjell problematika jo vetëm në qarkullimin e automjeteve, por edhe në furnizimin me energji elektrike. Për disa ditë janë hasur disa probleme në Dukagjinë, në Njësinë Administrative Pult,

e megjithatë me ndërhyrjen e shpejt është bërë e mundur që të rikthehet energjia elektrike. Tashmë të gjitha zonat, sipas shefit të sektorit teknik të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Gjon Bala, furnizimi bëhet pa probleme.

Sipas këtij të fundit, e gjitha kjo ndodh më shumë për shkak të motit të keq, i ndikuar edhe për shkak të rrjetit të amortizuar.

E trajtuar pak ditë më parë në Star Plus, rrjeti i amortizuar në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi, Bala u shpreh se ka patur punime në një pjesë në këtë zonë, përderisa edhe në vazhdim pritet të ketë investime të tjera, të cilat do të zgjidhin problematikat e banorëve të kësaj zone.

Energjia elektrike ka patur avari edhe përgjatë ditëve të përmbytjeve në zonën e nënShkodrës, dhe më e prekur ka qenë zona e Dajçit, megjithatë ndërhyrja ka qenë er shpejtë dhe gjithçka tashmë i është kthyer normalitetit, të paktën për dritat.

 

Artikulli paraprak“EJA EDHE TI TË SFIDOJMË LOJËN”
Artikulli tjetërPROTESTAT, REAGON KONFERENCA IPESHKVNORE