DREJTUES TË OSHEE APEL ABONENTËVE QË TË PAGUAJNË. Operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike, i shtrirë në të gjithë vendin, ka vijuar edhe sot në ditën e dytë, ku sërish kanë rënë në pranga biznesmenë apo familjarë që kanë kryer lidhje të jashtëligjshme. Ashtu siç pritej në Shkodër, një ndër rrethet më problematike sa i përket vjedhjes së energjisë elektrike, numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni ka qenë më madh. 

Në banesat e tyre u gjetën lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, sakaq në të njëjtën kohë policia ka filluar procedim penal edhe për 10 persona të tjerë. Burime pranë OSHEE ne Shkodër, bëjnë me dije se këto operacione nuk do te ndalen deri sot i thuhet stop, abuzimeve me energjinë elektrike.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/X3kqJpregs8?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBY PASS-i, TAKOHEN LUKA E RADOVANI
Artikulli tjetërFYLE, VLERËSON REFORMAT E TAHIRIT